Goli legjendar i Messit në finalen e Kupës së Mbretit

Nga A2 CNN
18 Prill 2021, 10:53 | Futboll

Messi dhe Barcelona janë sërish kampionë të Kupës së Mbretit. Argjentinasi shkëlqeu në finalen ndaj Athletic, me një dygolësh që i vuri vulën finales, që përfundoi me rezultatin 4-0.

Goli i tretë ishte fantastik, me kapitenin e Barçës që mori topin nga mesfusha e tij, kombinoi në mënyrë të shkëlqyer me De Jong dhe goditi mjeshtërisht për të dërguar topin në rrjetë.

Ky ishte goli numër 31 që Messi ka shënuar në 34 finalet e luajtura me Barcelonën deri më sot. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos