Partizani merr kreun e Superligës, Kukësi dhe Tirana ndahen në paqe

Nga A2 CNN
17 Prill 2021, 18:04 | Futboll

Partizani e ka nisur me fitore fazën e katërt të kampionatit shqiptar të futbollit, e cila i ka sjellë përkohësisht dhe kreun e renditjes.

“Të kuqtë” fituan 3-1 ndeshje ndaj Kastriotit, duke hyrë zyrtarisht në garë për titullin kampion. Miqtë kaluan të parët në avantazh, por Hakaj barazoi shifrat në pjesën e parë në minutën e 31.

Në pjesën e dytë Partizani shënoi dhe dy gola të tjerë me Junior dhe Asanin për të marrë kryesimin e Superligës, ndonëse përkohësisht pasi do të presë ndeshjet e Teutës dhe Vllaznisë.

Kukësi dhe Tirana u ndanë në barazim 2-2 në një ndeshje që ndryshoi dy herë drejtim, por që në fund të dy ekipet morën nga një pikë.

Pas javës së 28 të kampionatit Tirana renditet në vend të 5 me 43 pikë, ndërsa Kukësi i gjashti me 36 pikë të grumbulluara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos