
Leipzig ka hedhur një tjetër hap të gabuar në Bundesliga-n gjermane, duke ngecur në shtëpi në një barazim pa gola ndaj Hoffenheim.
Ndeshja e parë e javës së 29-të vendësit dominuan në lojë, sidomos në pjesën e dytë, por në rastet e krijuara u mungoi qartësia në finalizim. Adams, Sabizter dhe Sorloth vunë në vështirësi ekipin mik, megjithatë rrjetat mbetën të paprekura. Në minutën e gjashtë shtesë Youssuf Poulsen arrin ta shtyjë topin me kokë përtej vijës fatale, por sistemi VAR e anuloi golin për prekje të topit me dorë.
Me këtë humbje, Leipzig thuajse i ka dhënë lamtumirën garës për titull, pasi tashmë Bayern ndodhet në vendin e parë me 4 pikë më shumë, si dhe më një ndeshje më pak. (A2 Televizion)