Partnerët e Ferrarit zbulojnë supermakinën elektrike

Nga A2 CNN
13 Mars 2019, 13:29 | Teknologji

Një markë madhështore si Ferrari ka një departament të tërë që merret me dizajnin e makinave superluksoze që nxjerr në treg. Por sa herë që ka nevojë për “një dorë” edhe Ferrari i drejtohet kompanisë Pininfarina.

Me më shumë se 90 vjet përvojë në tregun e dizajnit dhe inxhinierisë së automjeteve, kompania italiane mbahet mend për modelet e famshme të viteve ’60. Këtë vit, në panairin e makinave në Gjenevë, Pininfarina vendosi të befasojë të gjithë me modelin e ri Battista, një supermakinë luksoze sportive që kushton 2 milionë dollarë. Për më tepër me motor elektrik.

Këtë herë, ishte Ferrari që ndihmoi Pininfarinan me eksperiencën në ndërtimin e shasisë dhe ndërtimit të mjetit. Rezultati: një mrekulli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos