Gra e fëmijë fluturojnë si kukulla, tornado shkakton kaos në stacionin hekurudhor

Nga A2 CNN
28 Korrik 2023, 11:09 | Bota

Ndryshe nga e gjithë bota, që është përfshirë nga një mot i nxehtë dhe me temperatura ekstreme, Kina po përballet me tornado dhe stuhi të fuqishme.

Më e prekura është provinca e Shandong, ku janë bërë virale disa pamje në të cilat shihet se si era e fortë dhe shiu i rrëmbyeshëm kanë shkaktuar kaos në një stacion hekurudhor, ku pasagjerët kanë parë tmerrin me sy.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihen gra e fëmijë të vegjël që përpiqen të gjejnë ndonjë strehë të sigurt në momentin kur një stuhi e fuqishme po kalon pranë tyre.

Autoritet nuk raportojnë për të vdekur, por ka shumë dëme materiale dhe disa të lënduar, të cilët kanë përfunduar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/21/moti-i-keq-permbytje-te-medha-ne-indi-dhe-ne-kine-viktima-e-te-zhdukur/
https://a2news.com/2021/07/21/moti-i-keq-pushton-kinen-rrezikon-te-cahet-diga-frike-per-7-milione-persona/

A2 CNN Livestream

Latest Videos