
Italia raportoi dhe 528 viktima të tjera nga koronavirusi në ditën e fundit, të dhënat këto shpresëdhënëse, por që mbeten ende në nivele tepër të larta.
Në buletinin e Ministrisë së Shëndetësisë raportohen dhe 13 mijë të infektuar të rinj gjatë 24 orëve, por duhet theksuar se numri i testimeve ka qenë më i ulët se zakonisht.
Vijon të ulet numri i pacientëve të shtruar në terapitë intensive, ndërkohë që është rritur numri i të infektuarve në pavionet e tjera të spitaleve.
Aktualisht në izolim në kushte shtëpie ndodhen më shumë se 710 mijë persona. (A2 Televizion)