Pandemia në Europë, vendet ashpërsojnë kufizimet për të frenuar valën e dytë

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2020, 19:35 | Bota
Pandemia në Europë, vendet ashpërsojnë kufizimet për

Vendet europiane po ashpërsojnë më tej kufizimet e vendosura për të luftuar nivelin e lartë të përhapjes së Covid-19.

Izolimi i butë në Gjermani nuk po funksionon siç duhet. Kancelarja, Angela Merkel, kërkon vendosjen e masave të reja më strikte përpara Krishtlindjeve, pasi shifrat ditore në pandeminë koronavirus janë tepër të larta.

Bavaria, një nga rajonet më të fuqishme gjermane, do të ashpërsojë masën e izolimit të butë duke vendosur, nga e mërkura, një shtetrrethim në zonat me përhapje të lartë. Gjithashtu do të limitojë udhëtimet hyrëse dhe dalëse me Republikën Çeke.

Greqia ka zgjatur izolimin deri më 7 janar. Shkollat, restorantet dhe sallat e sportit do të qëndrojnë mbyllur. Gjithashtu nuk lejohen zhvendosjet mes rajoneve.

Pjesë e vendeve europiane që po ashpërsojnë masat është dhe Danimarka. Ky shtet do të vendosë në zbatim një izolim të pjesshëm në qytetet kryesore. Qeveria e mori këtë masë pas rritjes së nivelit të përhapjes së infeksionit. Danimarka do të mbyllë vendet e konsumit të ushqimit, sallat sportive dhe ato të argëtimit deri më 3 janar. Shkollat dotë mbyllen dhe nxënësit do të marrin mësimet në sistemin online.

E ndërsa situata në Europë mbetet shqetësuese, thuajse të gjitha shtetet kanë përgatitur planet për vaksinimin në masë të popullatës për Covid-19.

Franca, Belgjika dheAustria planifikojnë që fushatën ta nisin në janar, duke u dhënë përparësi grupeve më të rrezikuara dhe personelit shëndetësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos