All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kanadaja zgjedh vaksinën e Modernas, porosit 40 milionë doza

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2020, 17:53 | Bota
Kanadaja zgjedh vaksinën e Modernas, porosit 40 milionë doza
All - Paragraf - 1

Qeveria Kanadeze dyfishoi porosinë e vaksinës së koronavirusit nga Moderna, nga 20 milionë në 40 milionë doza.

Lajmi u bë me dije nga kompania Moderna, në një deklaratë të hënën ku ndër të tjera u bë me dije se dërgesat e vaksinës së saj në Kanada mund të fillojnë sa më shpejt këtë muaj, nëse ato miratohen përgjatë muajit dhjetor.

All - Paragraf - 3

Po ashtu, kompania njoftoi se furnizimi në Kanada do të vinte nga kapaciteti europian i prodhimit të vaksinave.

"Furnizimi me vaksina në Kanada do të burojë nga kapaciteti evropian i prodhimit Moderna," thuhet në deklaratë.

Ndërkaq, Mbretëria e Bashkuar ka bërë gjithçka gati për të nisur fushatën e vaksinimit në masë të popullatës ndaj koronavirusit të ri, me dozat e prodhuara nga Pfizer dhe BioNTech. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos