
Persona të armatosur kanë grabitur një pikë karburanti mëngjesin e së dielës në autostradën Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur Fllakë.
Mësohet se dy persona të maskuar, nën kërcënimin e armës i kanë marrë xhiron ditore punonjësit të karburantit dhe më pas janë larguar me shpejtësi me një mjet.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivet e policisë të cilët kanë ngritur pika kontrolli dhe po punojnë për kapjen e autorëve. Gjithashtu, janë shoqëruar disa persona që kanë qenë dëshmitarë në momentin e grabitjes. (A2 Televizion)