Publikohen pamjet, pak çaste pas ekzekutimit të Kudret Saliajt nga ish-vjehrri

Nga A2 CNN
5 Qershor 2021, 12:53 | Kronikë

A2 ka siguruar pamje dramatike, të disa momenteve pas vrasjes së Kudret Saliajt nga ish-vjehrri i tij, Mexhit Picari, një ditë më parë.

Në video duket trupi i pajetë i viktimës, i shtrirë në tokë, ndërsa avokati i tij, ish-prokurori Adriatik Cama, i plagosur, është ngritur në këmbë. Krah tyre duket edhe një grua, e cila duke qarë i afrohet trupit të viktimës.

Pas seancës në Gjykatën e Tiranës, Saliaj dhe avokati i tij ishin ulur në një kafe, ku vetëm disa metra më tutje ndodhej edhe ish-bashkëshortja e tij, Dhurata, me të atin, Mexhit Picari. Sapo i ka parë të ulur Picari i cili ka qenë më herët ish-efektiv burgjesh, qëlloi 5 herë në drejtim të ish- dhëndrit 41 vjeçar duke e lënë të pajetë. Plumbat kapën dhe avokatin, ish-prokurorin Cama, por që fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

https://a2news.com/2021/06/04/vrasja-prane-gjykates-policia-arreston-ish-bashkeshorten-e-viktimes/

Në polici, Mexhit Picari tha se qëlloi për vdekje dhëndrin për arsye dinjiteti, pasi viktima kishte akuzuar vajzën Dhurata për tradhti bashkëshortore, gjë e cila sipas tij nuk është e vërtetë. Kalvari i gjatë i problemeve në familjen Picari kishte nisur që në nëntor të vitit 2020, kur Dhurata Picari u denoncua në polici nga bashkëshorti i saj Kudreti për dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve.

Një muaj më pas gjykata vendosi masën e arrestit shtëpiak për Dhurata Picarin. Procesi i divorcit pritej të ndante dhe kujdestarinë e fëmijëve, të cilët aktualisht jetonin me babain e tyre, që mbeti viktimë e sulmit me armë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/04/ka-ushtruar-dhune-te-femijet-dhe-vjehrra-vajza-e-autorit-te-vrasjes-ne-tirane-ishte-denuar-me-2-vite-burg/?utm_source=a2-related&utm_source=a2news&utm_campaign=general

A2 CNN Livestream

Latest Videos