
Banka Botërore pret që ekonomia globale të rritet me 4% në vitin 2021, duke supozuar shpërndarjen e gjerë të vaksinave kundër Covid-19.
Megjithatë, në perspektivat e saj ekonomike globale, Banka Botërore paralajmëron se pandemia mund të zvogëlojë të ardhurat dhe aktivitetin ekonomik për një periudhë të zgjatur kohe.
Sipas Bankës Botërore, perspektiva është "shumë e pasigurt", dhe vonesat në përdorimin e vaksinave mund të pengojnë ndjeshëm rritjen.
"Ekonomia globale duket se ka hyrë në një rimëkëmbje të dobët, ndërsa politikëbërësit përballen me sfida të jashtëzakonshme, në shëndetin publik, menaxhimin e borxhit, politikat e buxhetit, Bankën Qendrore dhe reformat strukturore. Ata përpiqen të sigurojnë që kjo rimëkëmbje globale ende e brishtë të krijojë themele për një rritje të fortë", tha presidenti i Grupit të Bankës Botërore, David Malpass në një deklaratë për shtyp. (A2 Televizion)