Një aksident me pasojë plagosjen e dy të rinjve ka ndodhur pasditen e sotme në Qerret.
Mësohet se një motor është përplasur me një automjet tjetër, për pasojë kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë dy të rinj që po udhëtonin me motor.
Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)