
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg 32-vjeçarin, Elton Pikli, i arrestuari i pestë për grabitjen në Rinas.
Vendimi është dhënë sot në seancën në ngarkim të tij.
Pikli u arrestua në kohën kur po largohej drejt Bullgarisë, dhe mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale ‘Vjedhje me armë të kryer në bashkëpunim’ në kuadër të ‘Grupit të Strukturuar Kriminal’, ‘Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake’; ‘Vrasje e Punonjësve të Policisë’ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”. (A2 Televizion)