
Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarja e ndodhur në Spiten të Lezhës, ku dy shtetas vodhën me dhunë në banesën e një çifti bashkëshortësh. Blutë kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim njërin prej autorëve.
Dy shtetasit i vodhën me dhunë një sasi lekësh dhe dy aparate celularë shtetasve Gj.D., 57 vjeç, dhe V. D., 47 vjeç. Sipas policisë, njëri prej tyre është 23-vjeçari me inicialet P.D, banues në Spiten.
Policia shton se vijon puna për ndalimin e 23-vjeçarit dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër të dyshuar si i implikuar në këtë ngjarje. (A2 Televizion)