Grabitja në Rinas, avokati i të akuzuarve: Regjimi 41 bis, pengesë për të komunikuar me klientët

Nga A2 CNN
28 Qershor 2022, 11:15 | Kronikë
Grabitja në Rinas, avokati i të akuzuarve: Regjimi 41 bis,

Mbajtja në regjimin e egër 41 bis i dy vëllezërve Klement e Eldi Çala, të akuzuar për grabitjen e miliona eurove në Rinas në vitin 2019, i ka penguar ata të njihen me konkluzionet e mbrojtjes.

Shqetësimi është ngritur nga avokati i tyre, Elton Hyseni, në seancën e së martës. Sipas avokatit, klientët e tij në 41 bis kanë qenë në grevë urie dhe për shkak të specifikave të regjimit të posaçëm, nuk ka mundur t’u paraqesë atyre konkluzionet para zhvillimit të seancës dhe as të konsultohet me ta.

Materiali iu është vënë në dispozicion vetëm në kafazin e sallës së gjyqit. Ndërkohë gjykata po vijon me dëgjimin e fjalës së fundit të mbrojtësve për të pandehurit e tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos