Kërkohet turisti polak, nuk u rikthye pas notit në Ksamil

Nga A2 CNN
27 Qershor 2022, 21:57 | Kronikë
Kërkohet turisti polak, nuk u rikthye pas notit në Ksamil

Një turist polak 74-vjeçar po kërkohet nga shërbimet e policisë së Sarandës, pasi dyshohet se është mbytur në zonën e Ksamilit, ku ndodhej me pushime.

Kallëzimi i ngjarjes erdhi vetëm në mbrëmje nga një bashkëkombëse 29-vjeçare të zhdukuri.

Turistja polake dëshmoi se i moshuari me inicialet Z.K. ishte futur në ujë rreth orës 10:30, por nuk u kthye më në breg.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos