
Ish-ministri i Energjisë do të zëvendësojë në këtë detyrë Ben Wallace e dorëhequr, megjithatë dyshime ka për rolin e tij në këtë post të rëndësishëm për shkak të mungesës së përvojës ushtarake.
“Do të punoj me burrat dhe gratë e Forcave tona të Armatosura që mbrojnë sigurinë e vendit dhe do të vazhdoj mbështetjen e Britanisë së Madhe ndaj Ukrainës ndërsa lufton kundër agresionit barbar të Putinit”, shkroi Shapps në rrjetet sociale pas emërimit.
Britania, një nga mbështetëset kryesore të Ukrainës që nga nisja e ofensivës së Rusisë, po kërkon të rrisë prodhimin e armëve, në përpjekje për të ndihmuar Kievin. Shpesh herë, Moska ka dënuar ndihmën ushtarake të Britanisë për Ukrainën, madje ka lëshuar dhe kërcënime në drejtim të Londrës.
Ben Wallace dha dorëheqjen si ministër i mbrojtjes në një letër dërguar kryeministrit Sunak ku i bënte thirrje t’i konsideronte përparësi shpenzimet për mbrojtjen. (A2 Televizion)