
Një fëmijë i mitur humbi jetën tragjikisht në plazhin e Bados mes Olbias e Gjirit të Portokalleve, për shkak të një shpërthimi në kamperin ku udhëtonte.
Në momentin e shpërthimit, në shtëpinë lëvizëse, udhëtonin dhe prindërit e vogëlushit që humbi jetën, të cilët mbetën të lënduar rëndë.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shpërthimi në kamper ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombol.
Menjëherë, në vendngjarje shkuan zjarrfikësit, të cilët shuan zjarrin në kamper, por nuk mund të bënin asgjë për 10 vjeçarin, i cili kishte marrë plagë të rënda. (A2 Televizion)