Peshkaqeni që ecën. Zbulohet specia e re në Australi

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 22:18 | Bota

Shkencëtarët në Australi kanë zbuluar një specie të re peshkaqeni në pjesën veriore të vendit i cili mund të tregojë shumë për ndjekësit e teorisë së evolucionit.

Peshkaqeni mahnitës i zbuluar së fundmi, përveçse të notojë, shihet në filmimet e kapura nga shkencëtarët ndërsa ecin. Ata përdorin pendët e tyre të pasme për të bërë përpara në barrierën koralore, e cila ngjan mjaft me ecjen e një zvarraniku.

Ata gjithashtu kanë zhvilluar aftësinë për të mbijetuar në mjedise me oksigjeni të ulët, gjë që do të thotë se ato mund të jetojnë nga cekëtina në deti të hapur.

Doktori Dudgeon, nga universiteti i Queensland, shpjegon se “të dhënat gjenetike tregojnë se speciet e zbuluara evoluuan pasi peshkaqenët u larguan nga zonat e tyre natyrale, u izoluan në vende të reja dhe zhvilluan specia të reja.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos