Greqi, arratisen 2 shqiptarë nga burgu i Koridhalosit

Nga A2 CNN
2 Janar 2019, 10:36 | Ballkani
Greqi, arratisen 2 shqiptarë nga burgu i Koridhalosit

Dy shqiptarë u arratisën nga burgu i Koridhallosit në Greqi, teksa ndodheshin të ndaluar në repartin e katërt të burgut të gjykatës.

https://a2news.com/2019/01/02/policia-serbe-arreston-zv-ministrin-ne-qeverine-e-kosoves/

Shqiptarët arritën të prisnin hekurat e qelisë së tyre, për të dalë në oborr, ku më pas u ngjitën mbi mur, me një litar të improvizuar. Mungesa e shqiptarëve Elvis. K, Leonard. P, të dënuar për vjedhje, është vërejtur mëngjesin e kësaj të mërkure, siç raportojnë mediat greke, edhe pse janë arratisur në orën 20:30 të mbrëmjes së të martës.

Burgu i Koridhalosit është tepër i njohur nga shqiptarët, pasi aty ka qëndruar për shumë kohë Alket Rizai, i cili madje tentoi të arratisej disa herë, ndërsa shqiptarë të tjerë kanë mundur të largohen nga ky burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos