
Mbi 100 milionë lekë llogari bankare janë sekuestruar pas një vendimi të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda të dyshuara se janë përfituar nga veprimtari kriminale.
“Kjo kërkesë është bërë në kuadër të procedimit pasuror nr. 9 të vitit 2018, i cili është regjistruar mbi bazën e akteve të procedimit penal nr. 443 datë 24/11/2017 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec në ngarkim të shtetasit R.Sh, I dyshuar për veprën penale të ”Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Autoritetet e policisë greke kanë patur të dhëna për përfshirje të këtij shtetasi edhe në aktivitetin e trafikimit të lëndëve narkotike. Një pjesë e shumave të sekuestruara kanë qenë të sekuestruara konform ligjit Ligji nr. 10192 date 03.12.2009, i ndryshuar “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit dhe korrupsionit, nëpërmjet Masave Parandaluese kundër Pasurisë” dhe në në këtë aspekt administrohen nga Agjencia e Administrimit të pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)