Prokurorët në shesh, nis hetimi për organizatorët dhe protestuesit

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2019, 18:33 | Kronikë

Pak minuta pas mbylljes së protestës së thirrur nga opozita, në shesh kanë mbërritur një grup prokurorësh dhe oficerësh të policisë gjyqësore, të cilët kanë nisur mbledhjen e provave.

Çdo kush që ka kryer një vepër të dhunshme ndaj institucioneve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit do të mbajë përgjegjësi penale. Organizatorët e protestës nuk janë të përjashtuar nga ky hetim, pavarësisht imunitetit.

Ndaj efektivëve të policisë së shtetit të cilët ishin bërë gardh në mbrojtje të institucionit të Kryeministrisë u hodhën sende dhe mjete të forta nga protestuesit. Disa punonjës policie mbeten të plagosur ndërsa godina e kryeministrisë u godit duke dëmtuar pjesë të ndryshme. Protestuesit tentuan disa herë të hyjnë brenda godinës duke hedhur sende të forta si dhe duke i vënë zjarrin dyerve të institucionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos