Damini merret në pyetje për 3 orë, kontrollohet edhe apartamenti në Vlorë

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2019, 14:31 | Kronikë

Gjyqtari Skënder Damini është marrë në pyetje nga oficerët e policisë për më shumë se tre orë, pasi në banesën e tij u gjendën municione, por edhe 20 000 euro, të fshehura në sirtarët e veshjeve të brendshme. Avokati i tij konfirmoi se në banesën në Tiranë janë gjetur një pistoletë dhe 8 fishekë, një armë për të cilën deri një vit më parë gjyqtari kishte leje të rregullt.

https://youtu.be/GiPljEfBGeY
Apartamenti i Gjyqtarit Skënder Damini në Vlorë

A2 CNN mëson se gjyqtari, një prej pjesëtarëve të trupës që pranoi gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, duke e shpëtuar nga burgimi i përjetshëm, ka dhënë shpjegime në lidhje me sendet e sekuestruara në banesën e tij në Tiranë. Përveç atyre të bëra publike, mësohet se Daminit i janë mbajtur edhe aparatet celularë, ndërsa ka edhe prova të tjera materiale të cilat nuk janë bërë të ditura, Daminit i janë mbajtur aparatet celularë.

Paratë e fshehura

Ndërkohë, është kontrolluar edhe shtëpia e tij në Vlorë, por nuk dihet çfarë është marrë prej aty. Policia e Vlorës ka mbërritur aty rreth orës 6:00, por është dashur mbërritja e orës 11:00 e djalit të gjyqtarit rreth orës 11:00 për të bërë të mundur kontrollin e banesës.

Mbi tre gjyqtarët rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsion, por edhe pse ende nuk është konfirmuar nga autoritetet, dyshohet se njëri prej tyre është larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos