All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Greqi, jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes, ishte kundër marrëveshjes me Shkupin

Nga A2 CNN
14 Janar 2019, 09:02 | Ballkani
Greqi, jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes, ishte kundër
All - Paragraf - 1

Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij.

Mediat në vendin fqinj raportojnë se Kammenos ka zhvilluar një takim me kreun e qeverisë Aleksis Cipras të cilit i ka paraqitur dhe dorëheqjen.

All - Paragraf - 3

Gjithnjë sipas mediave greke, Kammenos ka thënë pas takimit të kësaj të diele me kryeministrin, se arsyeja e dorëheqjes ka qenë marrëveshja e emrit me Maqedoninë e cila miratoi në parlament ndryshimet kushtetuese që përfshinin edhe ndryshimin e emirit në Maqedoninë e Veriut.

 Kammenos ka qene një kundërshtues i marrëveshjes Greqi-Maqedoni prej kohesh, gjë të cilën nuk e ka fshehur.

Dorëheqja e tij si anëtar i së djathtës greke ngre shumë pikëpyetje sa i takon koalicionit qeverisës në Greqi,  nëntë muaj përpara zgjedhjeve të përgjithshme. 

All - Paragraf - 6

Ndërkohë, Ministri i ri i Mbrojtjes në Greqi pas dorëheqjes së Panos Kammenos, do të jetë Admiral Evangelos Apostolakis. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos