
Tre të rinj shqiptarë janë dënuar me 55 ditë burg nga një Gjykatë në Serbi.
Ata u dënuan pasi me 7 janar shkruajtën simbole të UÇK-së në automjetet e mbuluara nga dëbora.
Bëhet fjalë për vëllezërit Iba Bajramaj, 20 vjeç, Shpreson Bajramaj, 22 vjeç, nga Beogradi dhe Daniel Kryeziu, 25 vjeç, nga Prizreni.
Mësohet se banorët e lagjes Mirijevo në Beograd, lajmëruan policinë me arsyetimin se ishin frikësuar nga mbishkrimet në dëborë. (A2 Televizion)