Greqia raporton 50 viktima të tjera nga koronavirusi

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2020, 18:21 | Bota
Greqia raporton 50 viktima të tjera nga koronavirusi

Greqia vijon të jetë një ndër vendet fqinje që është goditur më rëndë nga vala e dytë e pandemisë së koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore të këtij vendi raportojnë se 50 persona të tjerë kanë humbur jetën nga virusi, duke e çuar bilancin total në 4 507.

617 persona të tjerë u infektuan me koronavirus në ditën e fundit, ndërkohë që situata nuk paraqitet shumë e mirë në spitale, ku më shumë se 470 persona janë të intubuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos