
Autoritetet amerikane në qytetin e Nashville dyshojnë se shpërthimi që zgjoi banorët mëngjesin e Krishtlindjeve ishte një veprim i qëllimshëm dhe për këtë arsye po hetojnë dhe pistën e terrorizmit.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 06:30 të mëngjesit dhe 3 persona mbetën të lënduar, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe dëmtoi makina dhe xhamat e disa zonave përreth. Zona ku ndodhi shpërthimi është e mbushur me bare, restorante, dyqane të vogla dhe njihet si zemra turistike e qytetit.
Paraprakisht mendohet se shpërthimi ka ndodhur në një makinë që më pas u pushtua dhe nga flakës. (A2 Televizion)