
Aeroporti i Tiranës njofton të gjithë pasagjerët se për shkak të një greve të personelit të trafikut ajror në Itali do të anulohen të gjitha fluturimet e parashikuara për sot drejt vendit fqinj dhe anasjelltas.
Fillimisht u njoftua se gjatë ditës së sotme nuk do të ketë fluturime në aeroportet e Barit, Bolonjës, Ankonës, Bergamos, Veronës, Milanos, Genovas, Riminit dhe Romës. Por pak orë më pas, TIA njoftoi se fluturimit do të rinisnin normalisht duke filluar nga ora 15:00 e të premtes.
"Ju lutemi pasagjerëve që kanë fluturim sot drejt destinacioneve të Italisë të komunikojnë
paraprakisht me kompanitë ajrore respektive për të verifikuar statusin e fluturimit të tyre
para se të nisen për në aeroport", thuhet në njoftim. (A2 Televizion)