Pedagogët nuk tërhiqen, tjetër protestë kombëtare të hënën

Nga A2 CNN
21 Tetor 2022, 11:48 | Aktualitet
Pedagogët nuk tërhiqen, tjetër protestë kombëtare

Pedagogët në bojkot, nuk tërhiqen ndërsa thërrasin një tjetër protestë kombëtare ditën e hënë.

Gjatë një deklarate për mediat kreu i sindikatës Sandër Kovaçi ritheksoi dhe njëherë tjetër që kjo protestë nuk ka të bëjë vetëm me rritje të pagave, por kryesorja është rritje e buxhetimit për sistemin e lartë arsimor.

“Është vendosur që ditën e hënë në orën 11:00 të jetë një protestë kombëtare universitare këtu para politeknikut, ku të gjithë pedagogët dhe studentët i ftojmë të jenë këtu. Kërkojmë nga autoritetet, dekanatet të mbledhin asambletë dhe të vendosin mbi mënyrën se si do mbajnë qëndrim për peticionin.

Le të mblidhen dhe studentët dhe të diskutojnë se si do të ndikojë ky peticion në mësimdhënie. Nuk është cështje pagash, kërkojmë rritje të buxhetimit në arsimin e lartë. Pagat janë njëra anë”, tha mes të tjerash Kovaçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos