Grezda në tribunë, por shihni çfarë “lufte” në derbin e Skocisë!

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2018, 09:18 | Futboll
Grezda në tribunë, por shihni çfarë “lufte”

Ndeshja midis Rangers dhe Celtic në Skoci jo vetëm që paralizon për 90 minuta jetën e Glasgow, por ndoshta është e vetmja që tërheq vëmendjen e botës së futbollit ndërkombëtar.

Ndoshta sepse së bashku bëjnë 277 vjet histori, ndoshta nga përkatësia fetare e tifozëve ( më së shumti protestantë ato të Ranger, katolikë ato të Celtic), por me siguri sepse çdo ndeshje luhet me maksimumin e agonizmit, dhe asnjërit nuk i lejohet të tërheqë këmbën në kontraste.

https://www.youtube.com/watch?v=PlnzG4SJvSI
Dyluftim i "çmendur" midis rivalëve të përhershëm, Rangers- Celtic

Aksioni në video e tregon më së miri shpirtin luftarak të ekipeve historike, dhe i përket ndeshjes së fundit ku Rangers fituan me rezultatin 1-0 , duke kaluar rivalët në klasifikim.

Me Rangers luan edhe kuqeziu Eros Grezda, edhe pse kohët e fundit është kritikuar për një impenjim jo në standardet skoceze. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos