
Liverpool i këtij sezoni duket i papërballueshëm për kundërshtarët. “Viktima” e radhës e “The Reds” ishte skuadra e Arsenalit.
Në “Anfield” ishin londinezët ata që shënuan të parët, por gjithçka u përmbys shumë shpejt për ta nga braziliani Firmino.
Sulmuesi realizoi dy gola të shpejtë, ndërsa në pjesën e parë kishte vend edhe për dy gola të tjerë të shënuar nga Mane dhe Salah.
Ndërkohë, në pjesën e dytë, skuadra e Klopp gjeti edhe një herë tjetër rrjetën dhe sërish me brazilianin Firmino, i cili ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim.
Edhe Xherdan Shaqiri qëndroi për 90 minuta në fushën e lojës, por këtë herë nuk mund të realizonte. (A2 Televizion)