
Pas 4 ndeshjeve radhazi pa fitore ne Serie A, madje pa shënuar edhe gol, Milani ka arritur të marrë 3 pikët në “San Siro” ndaj skuadrës së SPAL.
Një ish-milanist si Petagna shënoi i pari që në minutën e 13, ndërsa vetëm 3 minuta më pas, Castillejo barazoi shifrat me një gol të bukur.
Milani e kërkoi golin, por vuajti e bashkë me të edhe Higuain, i cili prej javësh të tëra nuk e kishte ndjerë kënaqësinë që të dhuron goli dhe kjo u rikthye në minutën e 64 kur shënoi golin e fitores për Milanin.
Por fundi nuk ishte i lumtur për kuqezinjtë, të cilët humbën Suson, që pas dy kartonëve të verdhë u ndëshkua me të kuq. (A2 Televizion)