
Paul Pogba ishte protagonisti i padiskutueshëm në fitoren 4-1 të Manchester United kundër Bournemouth. Mesfushori francez shënoi dy gola dhe dha një asist, për të ndihmuar skuadrën e tij të siguronte fitoren e tretë rresht në kampionat nën drejtimin e Ole Gunnar Solskjaer.
Kampioni i botës shënoi golin e parë që në minutën e pestë, edhe pse iu bë gjithçka e lehtë nga pasim spektakolar i Marcus Rashford. Ai dyfishoi rezultatin në të 33’ duke goditur saktë me kokë pas një krosimi të Ander Herreras në zonë.
Në fund të pjesës së parë ishte Rashford që shënoi golin e tretë për të zotët e shtëpisë duke shfrytëzuar në maksimum topin e ardhur në zonë nga Martial. Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë miqtë ngushtuan diferencën me Brooks.
Por United nuk e diskutoi kurrë fitoren në pjesën e dytë dhe në të 72’ Romelu Lukaku shënoi golin e katërt, pas një krosimi të saktë nga Pogba, që mbylli më së miri mbrëmjen. Largimi me karton të kuq i mbrojtësi Bailly ishte ndoshta e vemtja notë negative në ndeshjen e fundit të 2018-ës për “Djajtë e Kuq”. (A2 Televizion)