Thirrjet raciste ndaj mbrojtësit të Napolit, senegalezit Kalidou Koulibaly, në ndeshjen ndaj Interit kanë lënë shenjë në futbollin Italian.
Në takimin e së shtunës mes Napolit dhe Bolonjas i gjithë publiku por edhe lojtarët e Napolit ishin të bashkuar për të përkrahur lojtarin me ngjyrë.
Çdo tifoz në shkallët e stadiumit ka mbajtur në duar fytyrën e senegalezit i diskriminuar në fushën e lojës vetëm pak ditë më parë.

Stop racizmit, ishte kryefjala e pankartave të tifozëve napolitanë të cilët dekoruan stadiumin si asnjëherë më parë.
Vetë mbrojtësi Koulibaly nuk mundi të ishte në fushë madje do të mungojë edhe në takimin e ardhshëm për shkak të ndëshkimit me karton të kuq përballë Interit. (A2 Televizion)