"Gruaja e thyer" e Simone de Beuavoir monodrama që rrugëton nga Bullgaria drejt Shqipërisë turistike

Nga A2 CNN
14 Gusht 2023, 17:13 | Aktualitet
"Gruaja e thyer" e Simone de Beuavoir monodrama që rrugëton

Për herë të parë Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” përfaqësonte Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës “To the stars” në Varna të Bullgarisë.

Monodrama e aktivistes, feministes dhe shkrimtares që ndryshoi realitetin e shumë grave dhe vajzave në botë, vjen si teatër nën regjinë e Endri Çela dhe nën lojën aktoriale të Adriana Tolkës.

“Gruaja e thyer” është një vepër ku publiku vihet në provë me mizanskenat dhe veprimet ekstreme, që i qëndrojnë besnike autores.

Vetmia, boshllëku dhe jeta e koklavitur e Murielit, si “Gruaja e thyer” është impakti i parë e që transmetohet  vizualisht.

Regjisori me ndihmën e skenografisë së Beqo Nanajt e kostumografisë së Sofi Karajt mbërthen përmes mizanskenave rebelimin, dhimbjen, kompleksitetin e një gruaje, me një kalvar vuajtjesh.

Shfaqja e cila është duartrokitur nga dashamirësit e teatrit në Pogradec do të udhëtojë më pas drejt Sarandës për të vijuar jetën artistike në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos