Vrasja makabre e ukrainasit të paarmatosur që tymos cigare

Nga A2 CNN
7 Mars 2023, 15:06 | Aktualitet
Vrasja makabre e ukrainasit të paarmatosur që tymos cigare

Autoritetet në Ukrainë zotohen të gjejnë ushtarët rusë që vranë në mënyrë makabre një ushtar ukrainas të paarmatosur, i cili ishte zënë peng lufte. Në pamjet e tmerrshme filmike, ushtari ukrainas shihet teksa tymos cigare dhe i pafrikësuar.

Fjalët e fundit të tij ishin: “Lavdi Ukrainës”, dhe menjëherë më pas ekzekutohet me kallashnikovë në disa drejtime. Ushtari është identifikuar nga ushtria e Ukrainës si Timofi Shadura. Ai ishte i shpallur i zhdukur që prej datës 3 shkurt dhe Brigada e 30 njoftoi se për herë të fundit ishte parë në afërsi të qytetit Bahmut, në lindje të Ukrainës.

“Aktualisht, trupi i heroit është në territorin e pushtuar përkohësisht”, thuhet në një deklaratë të qeverisë së Kievit. Vrasja e tij konsiderohet një krim lufte nga autoritetet ukrainase, ndërsa prokurori i përgjithshëm I këtij shteti njoftoi se ka hapur një hetim lidhur me çështjen në fjalë. (A2 Televizion)

https://youtu.be/5LoNmgzxFc8

A2 CNN Livestream

Latest Videos