
Një incident tragjik ajror ka ndodhur në afërsi të Romës në Itali. Dy avionë ushtarakë janë përplasur me njëri-tjetrin gjatë disa manovrave stërvitore. Për pasojë, dy pilotët kanë humbur jetën. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, në këtë stërvitje morën pjesë 4 avionë në total, por dy prej tyre hasën njëri-tjetrin në ajër.
Njëri prej tyre u rrëzua në një fushë në afërsi të aeroportit, ndërsa tjetri u përplas mbi një makinë të parkuar në një zonë të banuar. Zyrtarë të shumtë, përfshirë kryeministren Giorgia Meloni, kanë shprehur trishtimin e tyre për atë që ndodhi dhe ngushëllime për familjarët e dy pilotëve. Lidhur me shkaqet e përplasjes, të dhënat paraprake flasin për një manovër të gabuar. (A2 Televizion)