
Talebanët në Afganistan kanë shënjestruar një gazetar që punon për radion gjermane Deutsche Welle (DW).
Nga të shtënat, ata vranë një anëtar të familjes së tij dhe plagosën rëndë një tjetër.
Identiteti i reporterit, i cili tani banon në Gjermani, nuk është bërë i ditur. Disa anëtarë të tjerë të familjes së tij arritën të iknin, ndërsa talebanët shkonin derë më derë për ta kërkuar. (A2 Televizion)