Nëna e dy fëmijëve në Denizli ka pësuar një krizë nervore kur mësoi se i shoqi e tradhtonte, sulmoi me acid, duke plagosur rëndë, të dashurën uzbeke të të shoqit dhe foshnjën e saj vetëm 2-muajshe
Si pasojë e sulmit, gruaja nga Uzbekistani dhe foshnja e saj u dërguan menjëherë në spitalin rajonal për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore, për shkak të plagëve të rënda të shkaktuara nga sulmi me acid.
Ndërkohë, me të shkuar në vendin e ngjarjes, policia bëri të mundur arrestimin e gruas xheloze, duke e dërguar në komisariat për marrjen në pyetje, ndërsa akuzohet për tentativë vrasjeje me pasoja të rënda.
Nga spitali mësohet se, foshnja 2-muajshe ka marrë djegie në pjesën më të madhe të trupit dhe gjendja e tij është në rrezik për jetën. (A2 Televizion)

