Grusht shteti në Venezuelë, Guaido: Ka ardhur momenti që Maduro të largohet

Nga A2 CNN
30 Prill 2019, 16:44 | Bota

Uzurpimi i Presidentit Nicolas Maduro ka marrë fund. Kështu u shpreh lideri i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, ndërsa njofton se faza finale për rrëzimin e Maduros ka nisur. Në një video të publikuar në Twitter, ku shfaqet bashkë me disa burra në uniformë ushtarake, ai fton qytetarët dhe ushtrinë e vendit që ta mbështesin në planin e tij për grusht shteti.

“Ka ardhur momenti që Maduro të largohet dhe që të gjithë ata persona të bëhen pjesë e procesit. Në orët e ardhshme do të nisim fazën tjetër të procesit të tranzicionit. Ne do të qëndrojmë në rrugë pasi do të jenë qytetarët që do të përcaktojnë një pjesë të madhe të procesit të sotëm”, tha Guaido.

https://www.youtube.com/watch?v=YprcMXMgjxk&feature=youtu.be

Disa momente pas kësaj deklarate, forcat e sigurisë lëshuan gaz lotsjellës ndaj liderit opozitar dhe personave që e rrethonin në afërsi të një baze ajrore në Karakas. Për këto zhvillime reagoi edhe qeveria e Venezuelës duke thënë theksuar se autoritetet po neutralizojnë një grup ushtarakësh që tradhtuan presidentin për të promovuar një grusht shteti kundër Kushtetutës dhe paqes.

Mbështetësit e Maduros bëjnë thirrje për mobilizim dhe kërkojnë të mbrojnë kreun e shtetit. Ndërkaq, ministria e mbrojtjes qetëson qytetarët duke deklaruar se situata është nën kontroll. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos