Një balenë “beluga” që besohet se po spiunonte për llogari të Rusisë është kapur pranë brigjeve norvegjeze në Arktik. Sipas ekspertëve të vendit nordik balena ishte e trajnuar nga marina ruse.
Biologu detar, Profesori Audun Rikardsen, tha se balena kishte të lidhur në trup një mbajtëse për kamera GoPro dhe një etiketë që tregonte se vinte nga Shën Pjetërburg. Megjithatë, ai shtoi se një shkencëtar rus i kishte thënë që nuk ishte nga llojet që përdornin rusët, edhe pse aty pranë gjendet një baze detare e Rusisë.
Balena iu afrua varkës norvegjeze në Ingoya, një ishull në arktik rreth 415 kilometra larg bazës rusë në Murmanask. Në videon e shpërndarë nga televizioni shtetëror norvegjez NRK tregohet se pasi i janë hequr pajisjet që mbante mbi shpinë, balena u la e lirë. (A2 Televizion)