Grushtet në Kuvendin e Kosovës, reagon deputeti i PDK-së që i hodhi ujë Albin Kurtit

Nga A2 CNN
13 Korrik 2023, 14:38 | Kosova
Grushtet në Kuvendin e Kosovës, reagon deputeti i PDK-së që

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas sherrit masiv që u zhvillua në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të PDK-së dhe kabinetit qeveritar.

Lushtaku i cili hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, tha se reagimi i tij ishte kundër kriminelit dhe terroristit, Milan Radoiçiç, kjo pas audio-incizimeve që u publikuan këto ditë, ku dëgjohet shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, duke koordinuar politikat shtetërore me kriminelin Radoiçiç.

“Reagimi im ishte kundër Radoiçiç-it dhe argatëve te tij”, shkroi shkurt Lushtaku në “Facebook”. (A2 Televizion)

https://youtu.be/tzpgGomCveM
https://a2news.com/2023/07/13/dhune-ne-kuvendin-e-kosoves-sulmohet-albin-kurti/
https://a2news.com/2023/07/13/vetevendosje-mbron-kurtin-i-patrembur-para-krimit-te-20-vjeteve-pdk-thote-se-bislimi-sulmoi-i-pari/

A2 CNN Livestream

Latest Videos