Vetëvendosje mbron Kurtin: I patrembur para krimit të 20 vjetëve, PDK thotë se Bislimi sulmoi i pari

Nga A2 CNN
13 Korrik 2023, 12:50 | Kosova
Vetëvendosje mbron Kurtin: I patrembur para krimit të 20 vjetëve,

Lidhur me dhunën në parlamentin e Kosovës kanë ardhur reagimet zyrtare nga dy forcat politike të përfshira në përleshjen fizike. Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar videon ku shihet kryeministri Albin Kurti, i bllokuar në foltore, në shoqërinë e ministrave dhe deputetëve të tjerë.

“I patrembur para krimit të 20 vjetëve!”, shkruhet në fjalinë e përdorur për të pasqyruar materialin filmik.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike e Kosovës reagoi duke dënuar ashpër, atë që e konsideroi një sulm të zëvendëskryeministrit Besnik Bislim në drejtim të deputetëve të këtij subjekti. “Tani, gjithçka është e qartë. Kjo qeveri, ky kryeministër, ky pushtet, shihet qartë se duke tentuar të fshehë koordinimin dhe bashkëpunimin me Millan Radojçiç, po përdor çdo mjet, edhe dhunën, ndaj deputetëve opozitarë”, shkruhet në njoftimin e PDK-së.

Partia opozitare kërkoi zgjedhje të reja, ndërsa akuzoi Vetëvendosjen se po fyen shtetin e Kosovës, veteranët e UÇK-së dhe politikanët shqiptarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos