All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

GTA në rrugët e Amerikës, grabitje dhe përplasje në 2 orë ndjekje nga Policia

Nga A2 CNN
7 Korrik 2022, 18:26 | Aktualitet
GTA në rrugët e Amerikës, grabitje dhe përplasje në 2
All - Paragraf - 1

Një skenë që dukej si e dalë nga filmat aksion, nga ata që zhvillohen vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është regjistruar në Karolinën e Veriut, ku një person u arrestua pasi u ndoq për 2 orë nga Policia, periudhë gjatë së cilës arriti të grabiste edhe 4 makina.

Policia e Charlotte-Mecklenburg tha se kishte nisur ndjekjen e një makine Jeep të vjedhur. Më pas, ata pikasën një tjetër makinë fuoristradë që po lëvizte në mënyrë të parregullt. Më pas makina u fut në një parkim dhe prej aty, grabitësi doli me një tjetër mjet.

All - Paragraf - 3

Gjatë lëvizjes së rrezikshme në rrugë, ai shkakton edhe një aksident tepër të rrezikshëm, duke u përplasur ballë për ballë me një makinë tjetër, të cilën e sposton disa metra. Grabitësi del nga makina e përplasur dhe vjen një tjetër fuoristradë, me të cilën bën një tjetër aksident, që do të jetë edhe i fundit për të, pasi efektivët arrijnë ta arrestojnë.

Policia e Charlotte-Mecklenburg nuk e ka identifikuar autorin e kaosit dhe as akuzat me të cilat do të përballet. (A2 Televizion)

https://youtu.be/ejPmre3pylE
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos