Guardiola mposhtet nga Conte, City shpërdoron shansin për të rihapur kampionatin

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2023, 20:08 | Futboll
Guardiola mposhtet nga Conte, City shpërdoron shansin për të

Manchester City shpërdoron një mundësi të artë për t’iu afruar provizorisht me 3 pikë kryesuesve të Arsenal, duke rihapur zyrtarisht luftën për triumfin në Premier League.

Ekipi i Pep Guardiolës u mund sot nga djemtë e Antonio Conte, Tottenhamit të cilit i mjaftoi goli i bomberit Henry Kane në minutën e 15-të.

Sulmet e City u kontrolluan mirë nga londinëzët, ndërkohë që në këtë ndeshje “stuhia” norvegjeze Haaland nuk arriti të shënojë, diçka e rrallë në këtë kampionat.

Tottenham me fitoren e sotme i rikthehet garës për një vend në Champions, ndërkohë që tifozët e tyre ndoshta nuk janë shumë të lumtur kur mendojnë se kanë favorizuar rivalët e përjetshëm të Arsenalit në rrugëtimin e tyre drejt një fitore që i mungon nga sezoni 2003-2004.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos