Guxholli për Donatorët: Dje ishte ditë e suksesshme, por 80% është kredi, vështirë për ne ta shlyejmë

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2020, 15:52 | Aktualitet
Guxholli për Donatorët: Dje ishte ditë e suksesshme, por 80%

 “Nuk dua ta fillojë me negativitet” thotë Suzana Guxholli, eksperte e ekonomisë, duke komentuar ngjarjet e djeshme në Bruksel në Konferencën e Donatorëve.

“Si një konferencë për të ngritur fonde, ishte e suksesshme. Por nuk mund të ishte e kundërta. Vendet me të pasura të Europës patjetër do të jepnin lëmosha në një fatkeqësi të tillë, dhe organizimi i Bashkimit Europian ishte i suksesshëm”, thotë Guxholli në studion e A2.

Por, sipas saj, gjërat duhen parë përtej emocionit. “Ne të gjithë u entuziazmuam se u tha fillimisht që u dhuruan. Por për fat të keq, gati 80% është kredi, dhe ne e dimë çfarë do të thotë. Edhe me interes më të ulet, mbetet një borxh, për një vend që nuk ka shumë mundësi kthimi”, thotë Guxholli.

Për të  ekuilibrin i makroekonomisë dhe borxhi i rritur është rrezik për ekuilibrin e ekonomisë shqiptare.  

“Grantet, nuk janë injektim të drejtpërdrejtë në ekonomi. Pas tërmetit një pjesë e pasurisë kombëtare u humb, dhe nuk është e thjeshtë të rikuperohet”, thotë ajo. Për eksperten, edhe pse sektori i ndërtimit do të marrë zhvillim, disa të tjerë si turizmi dhe sipërmarrja private që janë goditur rëndë, dhe masat e qeverisë nuk duken të mjaftueshme.  

Gjithsesi, Guxholli thotë se Qeveria ndodhet tashmë në një pozicion komod me një shumë të madhe parash që ajo lutet që të shpenzohet ashtu siç duhet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos