Gwen Stefani për pak i shkatërroi partnerit propozimin surprizë për martesë

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2020, 13:24 | Showbiz
Gwen Stefani për pak i shkatërroi partnerit propozimin surprizë

Këngëtarja, Gwen Stefani, për pak sa nuk mungoi në propozimin e saj për martesë.

Gjatë një interviste në “The Kelly Clarkson Show” këtë javë, 51-vjeçarja zbuloi se ajo ishte gati për të anuluar vizitën në fermën e partnerit të saj, Blake Shelton në Tishomingo, Oklahoma, ku ai i bëri pyetjen e madhe.

"Unë nuk kisha asnjë ide, padyshim. Në fakt, unë po përpiqesha të anuloja vizitën në Oklahoma sepse po komplikohej shumë situata me Covid-19", i tha ajo Clarkson.

Ajo tregoi se nuk kishte pasur asnjë ide dhe pse unaza kishte qëndruar në makinën e saj për disa javë.

"Ne jemi duke ndërtuar një shtëpi atje. Ne do të shkonim për të parë shtëpinë. Dhe ndërkohë, Blake kishte këtë unazë për disa javë dhe askush nuk e dinte", ajo tha.

Stefani zbuloi gjithashtu një detaj të ëmbël në lidhje me propozimin e të fejuarit, Shelton kërkoi leje fillimisht nga babai i saj.

Çifti u njoh në programin “The Voice” në vitin 2015, ku dy trajnerët nisën një miqësi e cila përfundoi në një lidhje romantike.

Ndërkaq, këngëtarja këtë fundvit do të publikojë një tjetër këngë nën titullin “Here This Christmas”.

Kënga do të publikohet në vigjiljen e Krishtlindjeve dhe është pjesë e albumit të këngëtares, fituese të çmimit Grammy, “You Make It Feel Like Christmas”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos