
Chelsea duket se do të jetë skuadra ku Haaland do të vijojë karrierën e tij, e cila duket se do të jetë e ndritur.
Mediat britanike shkruajnë se lojtari ka arritur marrëveshjen me fituesit e Champions League, të cilët tashmë duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët me skuadrën e Dortmundit.
Në anën tjetër, Chelsea ka arkëtuar një shumë prej 28,5 milionë eurosh, pasi Milani ka paguar klauzolën për blerjen përfundimtare të mbrojtësit Fikayo Tomori, i cili tashmë ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me kuqezinjtë. (A2 Televizion)