
Gazeta amerikane “Bloomberg” raporton se një grup investitorësh nga Katari po përgatiten të bëjnë një ofertë për blerjen e klubit të Premier League, Manchester United.
Sipas raportimeve konsorciumi do të paraqesë një ofertë fillestare në fund të javës e cila po përgatitet nga zyrtarët e Investimeve të Katarit në Sport.
Kompania INEOS e Jim Ratcliffe hyri zyrtarisht në garë për të blerë United muajin e kaluar, pasi pronarët amerikanë të Glazer, thanë në nëntor se kishin filluar të shikonin opsionet duke përfshirë dhe një shitje të mundshme.
Ndërkohë që më herët edhe gazeta britanike Daily Mail i kishte kushtuar një artikull të gjatë ofertës faraonike që pritet nga Katari për Manchester United.
Aktualisht, Manchester United renditet në vendin e 3 të Premier League me 46 pikë të grumbulluara në 23 ndeshje. (A2 Televizion)