Tifozi futet në fushë dhe godet pas koke futbollistin kundërshtar, por e pëson edhe vetë

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2023, 16:38 | Futboll
Tifozi futet në fushë dhe godet pas koke futbollistin

Një ndeshje midis skuadrave të divizionit të parë kolumbian Millonarios dhe Deportes Tolima sapo ishte gati të fillonte kur një tifoz u fut në fushë nga tribuna. Mbështetësi i skuadrës vendase Tolima vrapoi drejt lojtarit rival Daniel Catano teksa ai po bënte stërvitje para ndeshjes.

Ai sulmoi mesfushorin, duke e goditur me grusht në kokë para se të tentonte të ikte. Por ylli 31-vjeçar nuk u rrëzua në tokë dhe përkundrazi filloi të ndiqte fansin në kërkim të “hakmarrjes”.

Catano arriti të kapte me tifozin dhe përpara se shoku i tij i skuadrës ose siguria ta ndalonin, ai e goditi nga pas, duke e rrëzuar në dysheme. Catano u përjashtua nga gjyqtari dhe skuadra e tij e tërbuar vendosi të dilte nga fusha, duke refuzuar të luante. Ndeshja përfundimisht u shty por polemikat nuk u ndalën me kaq.

Presidenti i Tolima, Cesar Camargo akuzoi Millonarios për sabotim, duke thënë:

"Tifozi ishte jashtë kontrollit dhe do të duhet të ndiqet penalisht. Dhe që një ekip të tërhiqet nga fusha është bojkot i lojës dhe i sportit, nuk ia vlen të na bëhet presion në atë mënyrë”.

Raportet sugjerojnë se Millonarios u përpoq të negocionte rifillimin e ndeshjes, por donte që kartoni i kuq i Catanos të mos llogaritej. Por, gjyqtari refuzoi dhe në këtë mënyrë, ndeshja nuk u luajt.

Në një deklaratë pas marrjes së këtij vendimi, skuadra me bazë në Bogota, e cila është një nga më të suksesshmet në Kolumbi, tha se ata u tërhoqën nga loja për shqetësime sigurie. (A2 Televizion)

https://youtu.be/Z8IEFhJNYCo

A2 CNN Livestream

Latest Videos